
Licencimi dhe Statusi Zyrtar
Statusi Ligjor (QKB): Regjistrimi zyrtar si SH.P.K. me NUIS L97729201N
Licencë e plotë për import-eksportin dhe tregtimin e mineraleve të kromit.
Licencat Gjeo-Minerare (MIE / AKBN)
Kërkim-zbulim gjeologjik, shfrytëzim minerar në nëntokë, pasurim/seleksionim i kromit, si dhe projektim e konsulencë teknike inxhinierike.
Licencat e Ndërtimit (Kategoritë NP-1 & NZ)
Autorizim zyrtar për gërmime në shkallë të gjerë, infrastrukturë rrugore minierash dhe ndërtime civile/industriale të rënda.
Certifikimet Mjedisore (AKM)
Leje Mjedisi (për menaxhimin e shkarkimeve dhe ujërave teknologjikë) dhe Plane të Miratuara për Rehabilitimin e Tokës pas shfrytëzimit.
Licencat e Sigurisë & Lëndëve Plasëse (MB / Policia e Shtetit)
Licencë për përdorim civil të lëndëve plasëse (plasje teknike), leje transporti e monitoruar dhe certifikim i depove sipas standardeve të sigurisë kombëtare.
Pylltari & Energji:
Leje shfrytëzimi për shtylla minierash/dru zjarri dhe certifikim për pjesëmarrje në tendera e ankande në sektorin e energjisë.











